JOB 38:1 Atėherė Zoti iu pėrgjigj Jobit nė mes tė furtunės dhe i tha:
JOB 38:2 "Kush ėshtė ai qė e errėson planin tim me fjalė qė nuk kanė kuptim?
JOB 38:3 Mirė, pra, ngjishe brezin si njė trim; unė do tė tė pyes dhe ti do tė mė pėrgjigjesh.
JOB 38:4 Ku ishe kur unė hidhja themelet e tokės? Thuaje, nė rast se ke aq zgjuarsi.
JOB 38:5 Kush ka vendosur pėrmasat e saj, nė rast se e di, ose kush ka vėnė mbi tė litarin pėr ta matur?
JOB 38:6 Ku janė vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,
JOB 38:7 kur yjet e mėngjesit kėndonin tė gjithė sė bashku dhe tėrė bijtė e Perėndisė lėshonin britma gėzimi?
JOB 38:8 Kush e mbylli me porta detin kur shpėrtheu duke dalė nga gjiri i nėnės,
JOB 38:9 kur i dhashė retė pėr rroba dhe terrin pėr pelena?
JOB 38:10 Kur i caktova njė kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,
JOB 38:11 dhe thashė: "Ti do tė arrish deri kėtu, por jo mė tutje; kėtu do tė ndalen valėt e tua krenare!"?
JOB 38:12 Qė kur se ti jeton a ke dhėnė urdhra nė mėngjes ose i ke treguar vendin agimit,
JOB 38:13 qė ai tė kapė skajet e tokės dhe tė tronditė njerėzit e kėqij?
JOB 38:14 Ndėrron trajtė si argjila nėn vulė dhe shquhet si njė veshje.
JOB 38:15 Njerėzve tė kėqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copėtohet.
JOB 38:16 A ke arritur vallė deri nė burimet e detit ose a ke vajtur vallė nė kėrkim tė thellėsirave tė humnerės?
JOB 38:17 Tė janė treguar portat e vdekjes, apo ke parė vallė portat e hijes sė vdekjes?
JOB 38:18 A e ke vėnė re gjerėsinė e tokės. Thuaje, nė rast se i di tė gjitha kėto!
JOB 38:19 Ku ėshtė rruga qė tė ēon nė banesėn e dritės? Dhe terri, ku ėshtė vendi i tij,
JOB 38:20 qė ti tė mund t`i ēosh nė vendin e tij, dhe tė mund tė njohėsh shtigjet qė tė ēojnė nė shtėpinė e tij?
JOB 38:21 Ti e di, sepse atėherė kishe lindur, dhe numri i ditėve tė tua ėshtė i madh.
JOB 38:22 Vallė, a ke hyrė ndonjė herė nė depozitat e borės ose a ke parė vallė depozitat e breshėrit
JOB 38:23 qė unė i mbaj nė ruajtje pėr kohėrat e fatkeqėsive, pėr ditėn e betejės dhe tė luftės?
JOB 38:24 Nėpėr ēfarė rruge pėrhapet drita ose pėrhapet era e lindjes mbi tokė?
JOB 38:25 Kush ka hapur njė kanal pėr ujėrat qė vėrshojnė dhe rrugėn pėr bubullimėn e rrufeve,
JOB 38:26 qė tė bjerė shi mbi tokė tė pabanuar, mbi njė shkretėtirė, ku nuk ka asnjė njeri,
JOB 38:27 pėr tė shuar etjen e shkretėtirave tė mjeruara, pėr tė bėrė qė tė mbijė dhe tė rritet bari?
JOB 38:28 Shiu, vallė, a ka njė baba? Ose kush i prodhon pikat e vesės?
JOB 38:29 Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymėn e qiellit?
JOB 38:30 Ujėrat ngurtėsohen si guri dhe sipėrfaqja e humnerės ngrin.
JOB 38:31 A mund t`i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo tė zgjidhėsh vargjet e Orionit?
JOB 38:32 A i bėn ti tė duken yllėsitė nė kohėn e tyre, apo e drejton ti Arushėn e Madhe me tė vegjlit e saj?
JOB 38:33 A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund tė vendosėsh ti sundimin e tyre mbi tokė?
JOB 38:34 A mund ta ēosh zėrin tėnd deri nė retė me qėllim qė tė mbulohesh nga shiu i bollshėm?
JOB 38:35 Mos je ti ai qė hedh rrufetė atje ku duhet tė shkojnė, duke thėnė: "Ja ku jam?".
JOB 38:36 Kush e ka vėnė diturinė nė mendje, ose kush i ka dhėnė gjykim zemrės?
JOB 38:37 Kush numėron retė me anė tė diturisė, dhe kush derdh shakujt e qiellit
JOB 38:38 kur pluhuri shkrihet nė njė masė dhe plisat bashkohen midis tyre?
JOB 38:39 A mund ta gjuash ti gjahun pėr luaneshėn apo tė ngopėsh tė vegjlit e uritur tė luanit,
JOB 38:40 kur struken nė strofkat e tyre apo rrinė nė pritė nė strukėn e tyre?
JOB 38:41 Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtė e tij i thėrrasin Perėndisė dhe enden pa ushqim?
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase