JOB 18:1 Atėherė Bildadi nga Shuahu u pėrgjigj dhe tha:
JOB 18:2 "Kur do t`u japėsh fund fjalėve? Bėhu i zgjuar dhe pastaj flasim.
JOB 18:3 Pse jemi konsideruar si kafshė dhe jemi konsideruar tė pėrēmuar nė sytė e tu?
JOB 18:4 Ti qė ha veten nga zemėrimi, a duhet tė braktiset toka pėr shkakun tėnd apo shkėmbi tė luajė nga vendi i tij?
JOB 18:5 Po, drita e tė keqit shuhet dhe flaka e zjarrit tė tij nuk ndrit mė.
JOB 18:6 Drita nė ēadrėn e tij po meket dhe llamba e tij mbi tė po shuhet.
JOB 18:7 Hapat e tij tė fuqishėm shkurtohen dhe vetė planet e tij po e ēojnė nė greminė.
JOB 18:8 Sepse kėmbėt e tij e shtyjnė nė rrjetė dhe ai do tė bjerė nė ndonjė lak.
JOB 18:9 Njė ēark e kap nga thembra dhe njė lak e mban fort.
JOB 18:10 Pėr tė ka njė lak tė fshehur nė tokė dhe njė ēark tė vėnė nė shteg.
JOB 18:11 Gjėra tė tmerrshme e trembin nga ēdo anė dhe e ndjekin nė ēdo hap.
JOB 18:12 Forca e tij pakėsohet pėr shkak tė urisė dhe shkatėrrimi ėshtė gati ta godasė anash.
JOB 18:13 Gėlltit copa tė lėkurės sė tij; i parėlinduri i vdekjes gllabėron gjymtyrėt e tij.
JOB 18:14 Atė e rrėmbejnė nga ēadra tij qė e dinte tė sigurt dhe e ēojnė para mbretit tė tmerrit.
JOB 18:15 Nė ēadrėn e tij banon ai qė nuk ėshtė nga tė vetėt, dhe mbi shtėpinė e tij hedhin squfur.
JOB 18:16 Rrėnjėt poshtė thahen dhe degėt lart priten.
JOB 18:17 Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do tė pėrmendet mė nėpėr rrugė.
JOB 18:18 Ai shtyhet nga drita nė terr dhe atė e pėrzėnė nga bota.
JOB 18:19 Nuk ka as bij, as pasardhės nė popullin e tij dhe asnjė qė tė mbijetojė nė banesėn e tij.
JOB 18:20 Fundi i tij i lė tė habitur ata qė e kanė ndjekur dhe mbeten tė tmerruar ata qė e kanė pararendur.
JOB 18:21 Pikėrisht kėshtu janė banesat e njerėzve tė kėqij, dhe ky ėshtė vendi i atij qė nuk e njeh Perėndinė". Pėrgjigja e pestė e Jobit; ai e ndjen veten tė pėrqeshur; gjithēka ėshtė kundėr tij
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase