JOB 4:1 Atėherė Elifazi nga Temani u pėrgjigj dhe tha:
JOB 4:2 "A do tė tė bezdiste ndokush nė rast se do tė provonte tė tė fliste? Por kush mund t`i ndalė fjalėt?
JOB 4:3 Ja ti ke mėsuar shumė prej tyre dhe ua ke fortėsuar duart e lodhura;
JOB 4:4 fjalėt e tua u kanė dhėnė zemėr tė lėkundurve dhe kanė forcuar gjunjėt qė gjunjėzohen.
JOB 4:5 Por tani qė e keqja tė zuri ty, nuk je nė gjendje tė veprosh; tė ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.
JOB 4:6 Mėshira jote a nuk ėshtė vallė besimi yt, dhe ndershmėria e sjelljes sate, shpresa jote?
JOB 4:7 Mbaje mend: cili i pafajmė ėshtė zhdukur vallė, dhe a janė shkatėrruar vallė njerėzit e ndershėm?
JOB 4:8 Ashtu siē e kam parė unė vetė, ata qė lėrojnė paudhėsinė dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.
JOB 4:9 Me frymėn e Perėndisė ata vdesin, era e zemėrimit tė tij i tret ata.
JOB 4:10 Vrumbullima e luanit, zėri i luanit tė egėr dhe dhėmbėt e luanėve tė vegjėl janė thyer.
JOB 4:11 Luani vdes pėr mungesė gjahu dhe tė vegjlit e luaneshės shpėrndahen.
JOB 4:12 Njė fjalė mė ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zėnė pėshpėritjen e saj.
JOB 4:13 Midis mendimeve tė vizioneve tė natės, kur njė gjumė i rėndė bie mbi njerėzit,
JOB 4:14 mė pushtoi njė llahtari e madhe dhe njė rrėqethje qė bėri tė dridhen gjithė kockat e mia.
JOB 4:15 Njė frymė mė kaloi pėrpara, dhe m`u ngritėn pėrpjetė qimet e trupit.
JOB 4:16 Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; njė figurė mė rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dėgjova njė zė qė thoshte:
JOB 4:17 "A mund tė jetė njė i vdekshėm mė i drejtė se Perėndia? A mund tė jetė njė njeri mė i pastėr se Krijuesi i tij?
JOB 4:18 Ja, ai nuk u zė besė as shėrbėtorėve tė tij, dhe gjen madje tė meta edhe tek engjėjt e tij;
JOB 4:19 aq mė tepėr tek ata qė banojnė nė shtėpi prej argjile, themelet e tė cilave janė nė pluhur, dhe shtypen si njė tenjė.
JOB 4:20 Nga mėngjesi deri nė mbrėmje shkatėrrohen; zhduken pėr fare, dhe asnjeri nuk i vė re.
JOB 4:21 Litarin e ēadrės sė tyre vallė a nuk ua kėpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase