Main Index: Albanian Bible

 

Job 32

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 32:1 Atėherė kėta tre njerėz nuk iu pėrgjigjėn mė Jobit, sepse ai e ndjente veten tė drejtė.

JOB 32:2 Por zemėrimi i Elihut, birit tė Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundėr Jobit; zemėrimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij tė drejtė mė tepėr se Perėndia.

JOB 32:3 Zemėrimi i tij u ndez edhe kundėr tre miqve tė tij, sepse nuk kishin gjetur pėrgjigjen e drejtė, megjithėse e dėnonin Jobin.

JOB 32:4 Elihu kishte pritur pėr t`i folur Jobit, sepse ata ishin mė tė moshuar se ai.

JOB 32:5 Por kur Elihu u bind qė nė gojėn e kėtyre tre njerėzve nuk kishte mė pėrgjigje, ai u zemėrua.

JOB 32:6 Kėshtu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalėn dhe tha: "Unė jam akoma i ri me moshė dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikė t`ju parashtroj mendimin tim.

JOB 32:7 Thoja: "Do tė flasė mosha dhe numri i madh i viteve do t`u mėsojė diturinė".

JOB 32:8 Por te njeriu ka njė frymė, dhe ėshtė fryma i tė Plotfuqishmit qė i jep zgjuarsinė.

JOB 32:9 Nuk janė detyrimisht tė mėdhenjtė qė kanė diturinė ose pleqtė qė kuptojnė drejtėsinė.

JOB 32:10 Prandaj them: Dėgjomėni, do tė shtroj edhe unė mendimin tim.

JOB 32:11 Ja, prita fjalimet tuaja, dėgjova argumentat tuaja, ndėrsa kėrkonit tė thonit diēka.

JOB 32:12 Ju kam ndjekur me vėmendje, dhe ja, asnjėri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu pėrgjigj fjalėve tė tij.

JOB 32:13 Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinė; vetėm Perėndia mund ta mundė plotėsisht, por jo njeriu!".

JOB 32:14 Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundėr meje, prandaj nuk do t`i pėrgjigjem me fjalėt tuaja.

JOB 32:15 Janė hutuar, nuk pėrgjigjen mė, nuk gjejnė fjalė.

JOB 32:16 Duhet tė pres akoma, sepse nuk flasin mė, rrinė aty pa dhėnė asnjė pėrgjigje.

JOB 32:17 Do tė paraqes edhe unė pjesėn time, do tė shtroj edhe unė mendimin tim.

JOB 32:18 Sepse kam plot fjalė dhe fryma pėrbrenda mė detyron.

JOB 32:19 Ja, gjiri im ėshtė si vera qė nuk ka njė shfrim, si shakujt e rinj, gati pėr tė plasur.

JOB 32:20 Do tė flas, pra, pėr tė pasur njė lehtėsim tė vogėl, do tė hap buzėt dhe do tė pėrgjigjem.

JOB 32:21 Tani mė lejoni tė flas pa treguar anėsi me asnjė dhe pa i bėrė lajka kurrkujt;

JOB 32:22 sepse unė nuk di tė bėj lajka, pėrndryshe Krijuesi im do tė mė hiqte shpejt nga mesi".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase