PS 148:1 Aleluja. Lėvdoni Zotin nga qiejtė, lėvdojeni nė vendet shumė tė larta.
PS 148:2 Lėvdojeni, ju tė gjithė engjėjt e tij, lėvdojeni ju mbarė ushtritė e tij.
PS 148:3 Lėvdojeni, o diell dhe hėnė, lėvdojeni, ju mbarė yje tė ndritshme.
PS 148:4 Lėvdojeni, ju qiej tė qiejve, dhe ju ujėra pėrmbi qiejtė.
PS 148:5 Tėrė kėto gjėra le tė lėvdojnė emrin e Zotit, sepse ai dha urdhėr dhe ato u krijuan.
PS 148:6 Ai i ka vendosur pėrjetė, nė pėrjetėsi; por ka bėrė njė statut qė nuk do tė kalojė kurrė.
PS 148:7 Lėvdojeni Zotin nga toka, ju pėrbindėsh tė detit dhe mbarė oqeane,
PS 148:8 zjarr dhe breshėr, borė dhe re, ajėr i shtrėngatės qė zbaton urdhėrat e tij,
PS 148:9 mbarė male dhe kodra, mbarė dru frutorė dhe kedra;
PS 148:10 ju mbarė kafshė tė egra dhe shtėpiake, rrėshqanorė dhe zogj me krahė;
PS 148:11 ju mbretėr tė dheut dhe mbarė popuj, princa dhe gjyqtarė tė tokės;
PS 148:12 tė rinj dhe vajza, pleq dhe fėmijė.
PS 148:13 Le tė lėvdojnė emrin e Zotit, sepse vetėm emri i tij pėrlėvdohet. Lavdia e tij qėndron pėrmbi tokėn dhe qiejtė.
PS 148:14 Ai e ka rritur forcėn e popullit tė tij, njė arsye kjo lėvdimi pėr tė gjithė shenjtorėt e tij, pėr bijtė e Izraelit, njė popull i afėrt pėr tė. Aleluja.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase