PS 139:1 Ti mė ke hetuar, o Zot, dhe mė njeh.
PS 139:2 Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.
PS 139:3 Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellė tė gjitha rrugėt e mia.
PS 139:4 Sepse, edhe para se tė jetė fjala mbi gojėn time ti, o Zot, e di atė plotėsisht.
PS 139:5 Ti mė rrethon nga pas dhe pėrpara dhe vė dorėn tėnde mbi mua.
PS 139:6 Njohja jote ėshtė shumė e mrekullueshme pėr mua, aq e lartė sa unė nuk mund ta arrij.
PS 139:7 Ku do tė mund tė shkoja larg Frymės sate, ose ku do tė mund tė ikja larg pranisė sate?
PS 139:8 Nė rast se ngjitem nė qiell, ti je atje; nė rast se shtrij shtratin tim nė Sheol, ti je edhe aty.
PS 139:9 Nė rast se marr krahėt e agimit dhe shkoj tė banoj nė skajin e detit,
PS 139:10 edhe aty dora jote do tė mė udhėheqė dhe dora jote e djathtė do tė mė kapė.
PS 139:11 Po tė them: "Me siguri terri do tė mė fshehė", madje edhe nata do tė bėhet dritė rreth meje:
PS 139:12 terri vetė nuk mund tė tė fshehė asgjė, madje nata shkėlqen si dita; terri dhe drita janė tė barabarta pėr ty.
PS 139:13 Po, ti ke formuar tė pėrbrėndėshmet e mia, ti mė ke endur nė barkun e nėnes sime.
PS 139:14 Unė do tė tė kremtoj, sepse jam krijuar nė mėnyrė tė mrekulluar; veprat e tua janė tė mrekullueshme, dhe unė e di shumė mirė kėtė gjė.
PS 139:15 Kockat e mia nuk ishin njė e fshehtė pėr ty kur u formova nė fshehtėsi duke u endur nė thellėsitė e tokės.
PS 139:16 Dhe sytė e tu panė masėn pa trajtė tė trupit tim, dhe nė librin tėnd ishin shkruar ditėt qė ishin caktuar pėr mua, megjithėse asnjė prej tyre nuk ekzistonte ende.
PS 139:17 Oh, sa tė ēmuara janė pėr mua mendimet e tua, o Perėndi! Sa i madh ėshtė gjithė numri i tyre!
PS 139:18 Po tė doja t`i numėroja, do tė ishin mė tė shumtė se rėra; kur zgjohem jam ende me ty.
PS 139:19 Me siguri, ti do vrasėsh tė pabesin, o Perėndi; prandaj ju, njerėz gjakatarė largohuni nga unė.
PS 139:20 Ata flasin me pabesi kundėr teje; armiqtė e tu pėrdorin mė kot emrin tėnd.
PS 139:21 A nuk i urrej vallė ata qė tė urrejnė, o Zot, dhe a nuk i urrej ata qė ngrihen kundėr teje?
PS 139:22 Unė i urrej me njė urrejtje tė pėrsosur; ata janė bėrė armiqtė e mi.
PS 139:23 Mė heto, o Perėndi, dhe njihe zemrėn time; mė provo dhe njihi mendimet e mia.
PS 139:24 dhe shiko nė se ka tek unė ndonjė rrugė tė keqe dhe mė udhėhiq nėpėr rrugėn e pėrjetshme.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase