Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 106

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 106:1 Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai ėshtė i mirė, sepse mirėsia e tij vazhdon pėrjetė.

PS 106:2 Kush mund tė pėrshkruajė bėmat e Zotit ose tė shpallė tėrė lavdinė e tij?

PS 106:3 Lum ata qė respektojnė drejtėsinė, qė bėjnė atė qė ėshtė e drejtė nė ēdo kohė.

PS 106:4 Mos mė harro mua, o Zot, sipas mirėsisė sate qė tregon ndaj popullit tėnd, dhe mė vizito me shpėtimin tėnd,

PS 106:5 me qėllim qė tė shoh mirėqėnien e tė zgjedhurve tė tu, tė kėnaqem nė gėzimin e kombit tėnd dhe tė mbushem me lavdi pėr trashėgiminė tėnde.

PS 106:6 Ne dhe etėrit tanė kemi mėkatuar, kemi bėrė paudhėsi dhe tė kėqija.

PS 106:7 Etėrit tanė nė Egjipt nuk i kuptuan mrekullitė e tua, nuk kujtuan numrin e madh tė mirėsive tė tua dhe ngritėn krye pranė detit, Deti i Kuq.

PS 106:8 Megjithatė Zoti i shpėtoi pėr hir tė emrit tė tij, pėr tė bėrė tė njohur fuqinė e tij.

PS 106:9 I bėrtiti Detit tė Kuq dhe ai u tha, dhe i udhėhoqi nėpėr humnerat si nėpėr njė shkretėtirė.

PS 106:10 I shpėtoi nga dora e atij qė i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.

PS 106:11 Dhe ujėrat i mbuluan armiqtė e tyre, dhe nuk shpėtoi as edhe njė prej tyre.

PS 106:12 Atėherė u besuan fjalėve tė tij dhe kėnduan lavdinė e tij.

PS 106:13 Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritėn me besim plotėsimin e planit tė tij.

PS 106:14 U ndezėn nga lakmia nė shkretėtirė dhe e tunduan Perėndinė nė vetmi.

PS 106:15 Dhe ai u dha atyre sa i kėrkonin, por dėrgoi midis tyre njė lėngatė qė pakėsoi numrin e tyre.

PS 106:16 Kur nė kamp patėn smirė Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,

PS 106:17 toka u hap dhe pėrpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.

PS 106:18 Njė zjarr shpėrtheu nė mes tė tyre dhe flaka i pėrpiu tė pabesėt.

PS 106:19 Bėnė njė viē nė Horeb dhe adhuruan njė shėmbėlltyrė prej metali tė shkrirė,

PS 106:20 dhe e ndėrruan lavdinė e tyre me shėmbėllytrėn e njė kau qė ha bar.

PS 106:21 Harruan Perėndinė, Shpėtimtarin e tyre, qė kishte bėrė gjėra tė mėdha nė Egjipt,

PS 106:22 mrekullitė nė vendin e Kamit, gjėra tė tmerrshme nė Detin e Kuq.

PS 106:23 Prandaj ai foli t`i shfarosė, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi tė ēarėn pėrpara tij pėr tė penguar qė zemėrimi i tij t`i shkatėrronte.

PS 106:24 Ata e pėrēmuan akoma vendin e mrekullueshėm, nuk i besuan fjalės sė tij,

PS 106:25 por murmuritėn nė ēadrat e tyre dhe nuk dėgjuan zėrin e Zotit.

PS 106:26 Prandaj ai ngriti dorėn kundėr tyre, duke u betuar se do t`i rrėzonte nė shkretėtirė,

PS 106:27 dhe se do t`i zhdukte pasardhėsit e tyre midis kombeve dhe se do t`i shpėrndante nė tė gjitha vendet.

PS 106:28 Ata i shėrbyen edhe Baal-Peorit dhe hėngrėn flijimet e tė vdekurve.

PS 106:29 E zemėruan Perėndinė me veprimet e tyre dhe nė mes tyre plasi murtaja.

PS 106:30 Por Finehasi u ngrit dhe bėri drejtėsi; dhe murtaja pushoi.

PS 106:31 Dhe kjo iu vu nė llogari tė drejtėsisė, brez pas brezi, pėrjetė.

PS 106:32 Ata e provokuan pėrsėri nė ujėrat e Meribas, dhe Moisiu pėsoi tė keqen pėr shkak tė tyre,

PS 106:33 sepse e ashpėrsoi frymėn e tij (tė Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzėt e tij.

PS 106:34 Ata nuk shkatėrruan popujt, siē i kishte porositur Zoti;

PS 106:35 por u pėrzien midis popujve dhe mėsuan veprat e tyre;

PS 106:36 u shėrbyen idhujve tė tyre, dhe kėta u bėnė njė lak pėr ta;

PS 106:37 ua flijuan demonėve bijtė dhe bijat e tyre,

PS 106:38 dhe derdhėn gjak tė pafajshėm, gjakun e bijve tė tyre dhe tė bijave tė tyre, qė u flijuan pėr idhujtė e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.

PS 106:39 Kėshtu ata u ndotėn me veprat e tyre dhe u kurvėruan me aktet e tyre.

PS 106:40 Dhe zemėrimi i Zotit u ndez kundėr popullit tė tij, dhe ai ndjeu njė neveri pėr trashėgiminė e tij.

PS 106:41 I la nė dorė tė kombeve, dhe u sunduan nga ata qė i urrenin.

PS 106:42 Armiqtė e tyre i shtypėn dhe ata iu nėnshtruan pushtetit tė tyre.

PS 106:43 Ai i ēliroi shumė herė, por ata vazhduan tė ngrenė krye dhe tė zhyten nė paudhėsinė e tyre.

PS 106:44 Megjithatė ai i kushtoi kujdes ankthit tė tyre, kur dėgjoi britmat e tyre,

PS 106:45 dhe iu kujtua besėlidhja e lidhur me ta dhe nė dhemshurinė e madhe tė tij u qetėsua.

PS 106:46 Bėri qė ata tė fitojnė pėrkrahje ndėr tė gjithė ata qė i kishin ēuar nė robėri.

PS 106:47 Na shpėto, o Zot, Perėndia ynė, dhe na mblidh midis kombeve, me qėllim qė tė kremtojmė emrin tėnd tė shenjtė dhe tė lumturohemi duke tė lėvduar.

PS 106:48 I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit, nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi. Dhe tėrė populli le tė thotė: "Amen". Aleluja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase