MT 28:1 Tani nė fund tė sė shtunave, kur po zbardhte dita e parė e javės, Maria Magdalena dhe Maria tjetėr shkuan pėr tė parė varrin.
MT 28:2 Dhe ja, ra njė tėrmet i madh, sepse njė engjėll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi tė.
MT 28:3 Pamja e tij ishte si vetėtima dhe veshja e tij e bardhė si bora.
MT 28:4 Dhe nga frika e tij, rojet u drodhėn dhe mbetėn si tė vdekur;
MT 28:5 por engjėlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: ``Mos kini frikė, sepse unė e di se ju kėrkoni Jezusin, qė u kryqėzua.
MT 28:6 Ai nuk ėshtė kėtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thėnė; ejani, shikoni vendin ku qe vėnė Zoti.
MT 28:7 Shkoni shpejt t`u thoni dishepujve tė tij se ai u ringjall sė vdekuri; dhe ja, po shkon pėrpara jush nė Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashė``.
MT 28:8 Ato, pra, u larguan me tė shpejtė nga varri me frikė dhe me gėzim tė madh; dhe rendėn ta ēojnė lajmin te dishepujt e tij.
MT 28:9 Dhe, ndėrsa po shkonin pėr t`u thėnė dishepujve, ja Jezusi u doli pėrpara dhe tha: ``Tungjatjeta!``. Atėherė ato u afruan, i rrokėn kėmbėt dhe e adhuruan.
MT 28:10 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Mos kini frikė, shkoni tė lajmėroni vėllezėrit e mi qė tė shkojnė nė Galile dhe atje do tė mė shohin``.
MT 28:11 Ndėrsa ato po shkonin, ja qė disa nga rojtarėt arritėn nė qytet dhe u raportuan krerėve tė priftėrinjve tė gjitha ato qė kishin ndodhur.
MT 28:12 Atėherė kėta bėnė kėshill me pleqtė dhe vendosėn t`u japin ushtarėve njė shumė tė madhe denarėsh,
MT 28:13 duke u thėnė atyre: ``Thoni: Dishepujt e tij erdhėn natėn dhe e vodhėn, ndėrsa ne po flinim.
MT 28:14 Dhe nė qoftė se kjo i shkon nė vesh guvernatorit, ne do ta bindim dhe do tė bėjmė nė mėnyrė qė ju tė mos kini merak``.
MT 28:15 Dhe ata i morėn denarėt dhe bėnė ashtu si i kishin mėsuar, dhe kjo e thėnė u pėrhap ndėr Judenjtė deri ditėn e sotme.
MT 28:16 Pastaj tė njėmbėdhjetė dishepujt shkuan nė Galile, nė atė mal qė u kishte caktuar Jezusi
MT 28:17 dhe, kur e panė, e adhuruan; por disa dyshuan.
MT 28:18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thėnė: ``Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė.
MT 28:19 Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė,
MT 28:20 dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen``.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase