Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 28

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 28:1 Fjala e Zotit mu drejtua, duke thėnė:

EZEK 28:2 "Bir njeriu, i thuaj princit tė Tiros: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Duke qenė se zemra jote ėshtė ngritur dhe ke thėnė: "Unė jam njė perėndi; unė ulem mbi njė fron perėndish nė zemrėn e deteve", ndėrsa je njė njeri dhe jo njė perėndi, ndonėse e ke bėrė zemrėn tėnde si zemrėn e Perėndisė.

EZEK 28:3 Ja, ti je mė i urtė se Danieli, asnjė sekret nuk mbetet i fshehur pėr ty.

EZEK 28:4 Me diturinė tėnde dhe zgjuarėsinė tėnde ke grumbulluar pasuri dhe ke mbledhur ar dhe argjend nė thesaret e tua;

EZEK 28:5 me diturinė tėnde tė madhe, me tregtinė tėnde ke rritur pasuritė e tua, dhe pėr shkak tė pasurive tė tua zemra jote ėshtė ngritur".

EZEK 28:6 Pėr kėtė arsye kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Me qenė se e ke bėrė zemrėn tėnde si zemrėn e Perėndisė,

EZEK 28:7 prandaj ja, unė do tė sjell kundėr teje kombet mė tė tmerrshme; kėta do tė zhveshin shpatat e tyre kundėr shkėlqimit tė diturisė sate dhe do tė ndotin bukurinė tėnde.

EZEK 28:8 Do tė tė zbresin nė gropė dhe ti do tė vdesėsh nga vdekja e atyre qė janė shpuar nė zemėr tė deteve.

EZEK 28:9 A do tė vazhdosh tė thuash: "Unė jam njė perėndi", pėrpara atij qė do tė tė vrasė? Por do tė jesh njė njeri dhe jo njė zot nė duart e atij qė do tė tė shpojė.

EZEK 28:10 Ti do tė vdesėsh nga vdekja e tė parrethprerėve, nga dora e huaj, sepse unė fola", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 28:11 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 28:12 "Bir njeriu ngri njė vajtim pėr mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ti ishe vula e pėrsosmėrisė, tėrė dituri dhe i pėrsosur nga bukuria.

EZEK 28:13 Ishe nė Eden, nė kopshtin e Perėndisė; ishte mbuluar me lloj lloj gurėsh tė ēmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve tė tua dhe i flauteve tė tua u pėrgatit pėr ty ditėn qė ti u krijove.

EZEK 28:14 Ti ishe njė kerubin i vajosur, njė mbrojtės. Unė tė kisha vėnė nė malin e shenjtė tė Perėndisė dhe ti ecje nė mes gurėsh zjarri.

EZEK 28:15 Ti ishe i pėrsosur nė rrugėt e tua qysh nga dita qė u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti ēoroditja.

EZEK 28:16 Nga shkaku i bollėkut tė tregtisė sate, u mbushe me dhunė dhe mėkatove; prandaj tė kam pėrzėnė si njė profan nga mali i Perėndisė dhe tė kam shkatėrruar, o kerubin mbrojtės nė mes gurėsh zjarri.

EZEK 28:17 Zemra jote ishte ngritur pėr bukurinė tėnde; ke korruptuar diturinė tėnde pėr shkak tė shkėlqimit tėnd. Unė po tė hedh pėr tokė, po tė vė pėrpara mbretėrve, me qėllim qė tė tė shohin.

EZEK 28:18 Nė morinė e paudhėsive tė tua, me ligėsinė e tregtisė sate ke pėrdhosur shenjtėroret e tua. Prandaj nxora nga mesi yt njė zjarr qė tė ka gllabėruar, dhe tė kam katandisur nė hi mbi tokė pėrpara syve tė atyre qė tė shikonin.

EZEK 28:19 Tėrė ata qė tė njihnin ndėr popujt mbeten tė habitur prej teje; je bėrė objekt tmerri dhe nuk do tė ekzistosh kurrė mė".

EZEK 28:20 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 28:21 "Bir njeriu, kthe fytyrėn drejt Sidonit dhe profetizo kundėr tij,

EZEK 28:22 dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ja, unė jam kundėr teje, o Sidon, dhe do tė pėrvėlohem nė mes teje. Do tė pranojnė qė unė jam Zoti, kur do tė zbatoj nė mes tė tij gjykimet e mia dhe do tė shėnjtėrohem tek ai.

EZEK 28:23 Do tė dėrgoj mbi tė murtajėn dhe gjak nė rrugėt e tij; nė mes tė tij do tė bien tė vrarėt nga shpata, dėrguar nga ēdo anė kundėr saj. Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti.

EZEK 28:24 Dhe nuk do tė ketė mė pėr shtėpinė e Izraelit asnjė gjemb apo ferrė qė midis gjithė fqinjve tė tij qė e pėrēmojnė. Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti, Zoti".

EZEK 28:25 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Kur tė kem grumbulluar ata tė shtėpisė sė Izraelit nga mesi i popujve ndėr tė cilėt janė shpėrndarė dhe tė shenjtėrohem tek ata nė sytė e kombeve, ata do tė banojnė nė vendin e tyre, qė i dhashė shėrbėtorit Jakob.

EZEK 28:26 Do tė banojnė tė sigurt, do tė ndėrtojnė shtėpi dhe do tė mbjellin vreshta; po, do tė banojnė tė sigurt, kur do tė zbatoj gjykimet e mia mbi tė gjithė ata qė i pėrēmojnė. Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti, Perėndia i tyre".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase