Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 34

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 34:1 Fjala qė i drejtua nga Zoti Jeremias, kur Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, me gjithė ushtrinė e tij dhe tėrė mbretėritė e tokave mbi tė cilat ai sundonte dhe gjithė popujt luftonin kundėr Jeruzalemit

JER 34:2 "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Shko dhe foli Sedekias, mbretit tė Judės dhe i thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė ia jap kėtė qytet nė dorė mbretit tė Babilonisė, i cili do ti vėrė flakėn.

JER 34:3 Ti nuk do tė shpėtosh nga dora e tij, por do tė kapesh me siguri dhe do tė biesh nė pushtetin e tij; sytė e tu do tė shohin sytė e mbretit tė Babilonisė, ai do tė tė flasė ballė pėr ballė dhe ti do tė shkosh nė Babiloni".

JER 34:4 Megjithatė dėgjo fjalėn e Zotit, o Sedekia, mbreti i Judės: "Kėshtu thotė Zoti pėr ty: Nuk ke pėr tė vdekur nga shpata.

JER 34:5 Por do tė vdesėsh nė paqe; dhe ashtu si dogjėn aroma pėr etėrit e tu, mbretėrit e lashtė qė ishin para teje, kėshtu do tė djegin aroma pėr ty dhe do tė mbajnė zi duke thėnė: "Vaj medet, Zot!". Po, unė e shqiptova kėtė fjalė", thotė Zoti.

JER 34:6 Profeti Jeremia ia tha tėrė kėto fjalė Sedekias, mbretit tė Judės, nė Jeruzalem,

JER 34:7 ndėrsa ushtria e mbretit tė Babilonisė luftonte kundėr Jeruzalemit dhe kundėr tė gjitha qyteteve tė Judės qė akoma ekzistonin, domethėnė kundėr Lakishit dhe Azekahut, qė ishin tė vetmet qytete tė fortifikuara qė mbetėn nga qytetet e Judės.

JER 34:8 Kjo ėshtė fjala qė iu drejtua Jeremias nga Zoti, mbas pėrfundimit tė njė besėlidhjeje nga mbreti Sedekia me tėrė popullin qė ishte nė Jeruzalem pėr tu shpallur atyre lirinė:

JER 34:9 domethėnė qė secili t`i linte tė lirė skllevėrit e tij hebrenj, meshkuj ose femra, burra ose gra, me qėllim qė askush tė mos mbante mė si skllav ndonjė vėlla tė tij jude.

JER 34:10 Tėrė princat dhe tėrė populli qė kishin pranuar besėlidhjen, pranuan t`i lėshojnė tė lirė skllavin ose skllaven e vet dhe tė mos i mbajnė mė nė skllavėri, dhe kėshtu i liruan.

JER 34:11 Por mė vonė ndryshuan mendim dhe bėnė qė tė rikthehen skllevėrit dhe skllavet qė i kishin lėshuar tė lirė dhe i nėnshtruan pėrsėri si skllevėr dhe skllave tė tyre.

JER 34:12 Fjala e Zotit iu drejtua pastaj Jeremias nga Zoti, duke thėnė:

JER 34:13 "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Unė lidha njė besėlidhje me etėrit tuaj ditėn qė i nxora nga Egjipti, nga shtėpia e robėrisė, duke thėnė:

JER 34:14 Nė krye tė shtatė vjetėve secili do tė lėshojė tė lirė vėllanė e tij hebre qė i ėshtė shitur atij; ai do tė tė shėrbejė gjashtė vjet, pastaj do ta lėsh tė lirė. Por etėrit tuaj nuk mu bindėn dhe nuk ma vunė veshin.

JER 34:15 Ju sot nisėt tė bėni atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e mi, duke shpallur secili lirinė e vėllait tė vet, dhe keni lidhur njė besėlidhje para meje, nė tempull, ku pėrmendet emri im.

JER 34:16 Por mė vonė keni ndryshuar mendim dhe keni pėrdhosur emrin tim, sepse secili ka bėrė tė kthehet skllavi i tij apo skllavja e tij, dhe i keni nėnshtruar nė mėnyrė qė tė jenė skllevėr apo skllave tuaja".

JER 34:17 Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ju nuk mė jeni bindur duke shpallur secili lirinė e vėllait tė tij dhe e tė tė afėrmit tė tij. Tani ja, unė ju shpall lirinė", thotė Zoti, "pėr shpatėn, pėr murtajėn dhe pėr urinė dhe do t`ju braktis qė t`ju keqtrajtojnė nė tė gjitha mbretėritė e dheut.

JER 34:18 Dhe do ti jap njerėzit qė kanė shkelur besėlidhjen time dhe nuk kanė zbatuar fjalėt e besėlidhjes qė kishin lidhur para meje, duke kaluar nė mes pjesėve tė viēit qė e kishin ndarė mė dysh:

JER 34:19 princat e Judės dhe princat e Jeruzalemit, eunukėt, priftėrinjtė dhe tėrė populli i vendit qė kaluan nė mes tė pjesėve tė viēit,

JER 34:20 do t`i jap nė dorė tė armiqve tė tyre dhe nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre; dhe kufomat e tyre do tė shėrbejnė si ushqim pėr shpendėt e qiellit dhe pėr kafshėt e tokės.

JER 34:21 Do tė jap Sedekian, mbretin e Judės, dhe princėt e tij nė dorė tė armiqve tė tyre, nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre dhe nė dorė tė ushtrisė sė mbretit tė Babilonisė, qė ėshtė larguar nga ju.

JER 34:22 Ja, unė do tė jap urdhrin", thotė Zoti, "dhe do tė bėj qė tė kthehen kundėr kėtij qyteti, do tė luftojnė kundėr tij, do ta shtien nė dorė, do t`i vėnė flakėn; dhe do t`i bėj qytetet e Judės njė shkreti pa banorė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase