IS 59:1 Ja, dora e Zotit nuk ėshtė tepėr e shkurtėr pėr tė shpėtuar, as veshi i tij nuk ėshtė tepėr i rėnduar pėr tė dėgjuar.
IS 59:2 Por paudhėsitė tuaja kanė shkaktuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė tuaj, dhe mėkatet tuaja kanė bėrė tė fshihet fytyra e tij prej jush, qė tė mos ju dėgjojė mė.
IS 59:3 Sepse duart tuaja janė ndotur me gjak dhe gishtėrinjtė tuaj me paudhėsi; buzėt tuaja thonė gėnjeshtra, gjuha juaj pėshpėrit ēoroditje.
IS 59:4 Askush nuk ēel padi me drejtėsi, askush nuk e mbron me tė vėrtetėn; kanė besim te fjalėt boshe dhe thonė gėnjeshtrėn, mendojnė tė keqen dhe pjellin paudhėsinė.
IS 59:5 Bėjnė qė tė ēelin vezėt e nepėrkės dhe tjerrin rrjeta merimangash; ai qė ha nga vezėt e tyre vdes, dhe nga veza e shtypur del jashtė njė nepėrkė.
IS 59:6 Rrjetat e tyre nuk do tė bėhen rroba, as nuk do tė mbulohen me atė qė kanė bėrė. Veprat e tyre janė vepra paudhėsie dhe nė duart e tyre ka veprime dhune.
IS 59:7 Kėmbėt e tyre vrapojnė drejt sė keqes dhe shpejtojnė tė derdhin gjak tė pafaj; mendimet e tyre janė mendime paudhėsie; nė shtigjet e tyre ka pikėllim dhe shkatėrrim.
IS 59:8 Rrugėn e paqes nuk e njohin dhe nuk ka ndershmėri nė rrugėt e tyre; i bėjnė dredharake shtigjet e tyre dhe secili qė ecėn nėpėr to nuk njeh paqe.
IS 59:9 Prandaj ndershmėria ėshtė larg nesh dhe drejtėsia nuk arrin deri te ne; prisnim dritėn, por ja qė erdhi errėsira, prisnim shkėlqimin, por ja qė ecim nė errėsirė.
IS 59:10 Prekim murin si tė verbėrit, ecim verbazi sikur tė ishim pa sy; pengohemi nė mesditė sikur tė ishte mugėtirė; nė vende tė shkretuara jemi si tė vdekur.
IS 59:11 Ne tė gjithė ulėrijmė si arinj dhe vazhdojmė tė rėnkojmė si pėllumbesha, presim tė vijė ndershmėria, por ajo nuk vjen; shpėtimin, por ai ėshtė larg nesh.
IS 59:12 Sepse shkeljet tona janė shumuar para teje dhe mėkatet tona dėshmojnė kundėr nesh, sepse shkeljet tona na rrinė pėrpara dhe fajet tona i njohim:
IS 59:13 duke u rebeluar dhe duke mohuar Zotin, duke mos e ndjekur mė Perėndinė tonė, duke folur pėr shtypje dhe kryengritje, duke i dhėnė dhe duke murmuritur nė zemėr fjalė tė rreme.
IS 59:14 Ndershmėria ėshtė larguar dhe drejtėsia ka mbetur larg, sepse e vėrteta nuk ndodhet mė nė shesh dhe paanėsia nuk mund tė hyjė nė tė.
IS 59:15 Kėshtu e vėrteta ėshtė zhdukur, dhe ai qė tėrhiqet nga e keqja bėhet njė pre e lehtė. Zoti e pa kėtė dhe i erdhi keq qė nuk ka mė ndershmėri.
IS 59:16 Ai e pa qė nuk kishte mė asnjė dhe u habit qė askush nuk ndėrhynte; atėherė i erdhi nė ndihmė krahu i tij dhe drejtėsia e tij e ka mbajtur,
IS 59:17 ai u veshi me drejtėsinė si me njė parzmore dhe vuri mbi kryet e tij pėrkrenaren e shpėtimit, veshi rrobat e hakmarrjes dhe u mbulua me xhelozi si me njė mantel.
IS 59:18 Ai do t`i japė secilit sipas veprave tė tij; tėrbimin kundėrshtarėve tė tij, shpagimin armiqve tė tij; ishujve do t`u japė shpėrblim tė plotė.
IS 59:19 Kėshtu do tė kenė frikė nga emri i Zotit ata nga perėndimi prej lavdisė sė tij ata nga lindja; kur kundėrshtari do tė vijė si njė lum i furishėm, Fryma e Zotit do tė lartojė kundėr tij njė flamur.
IS 59:20 "Njė ēlirues do tė vijė nė Sion dhe pėr ata tė kthyerit nga rebelimi i tyre te Jakobi", thotė Zoti.
IS 59:21 "Sa pėr mua, kjo ėshtė besėlidhja ime me ata", thotė Zoti: "Fryma ime ėshtė mbi ty dhe fjalėt e mia qė vura nė gojėn tėnde nuk do tė largohen kurrė nga goja jote as nga goja e pasardhėsve tė tu, as nga goja e pasardhėsve tė pasardhėsve tė tu", thotė Zoti, "tani e pėrgjithmonė".
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase