SONG 7:1 Sa tė bukura janė kėmbėt e tua nė kėpucė, o bija e princit! Pjesėt e rrumbullakta tė ijėve tė tua janė si stolira, vepėr e dorės sė njė artisti.
SONG 7:2 Kėrthiza jote ėshtė njė kupė e rrumbullakėt, ku nuk mungon kurrė vera aromatike. Barku yt ėshtė njė tog gruri, i rrethuar nga zambakė.
SONG 7:3 Dy sisėt e tua janė si dy kaproj tė vegjel, binjake tė gazelave.
SONG 7:4 Qafa jote ėshtė si njė kullė fildishi, sytė e tu janė si ato tė pellgjeve tė Heshbonit pranė portės sė Bath-Rabimit. Hunda jote ėshtė si kulla e Libanit, qė shikon nė drejtim tė Damaskut.
SONG 7:5 Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokėt e kokės sate janė purpur; njė mbret u zu rob i gėrshetave tė tua.
SONG 7:6 Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me tė gjitha ėndjet qė siguron!
SONG 7:7 Shtati yt ėshtė i njėllojtė me atė tė palmės dhe sisėt e tua janė si vile.
SONG 7:8 Kam thėnė: "Do tė ngjitem mbi palmė dhe do tė kap degėt e saj". Qofshin sisėt e tua si vilet e rrushit, aroma e frymės sate si ajo e mollėve,
SONG 7:9 dhe tė puthurat e gojės sate si njė verė e zgjedhur, qė zbret ėmbėl pėr tė kėnaqur dėshirėn time, duke ēikur shumė lehtė buzėt e atij qė fle.
SONG 7:10 Unė jam e tė dashurit tim dhe ai mė dėshiron.
SONG 7:11 Eja, i dashuri im, le tė dalim nėpėr fusha, ta kalojmė natėn nėpėr fshatra!
SONG 7:12 Tė ēohemi shpejt nė mėngjes pėr tė shkuar nė vreshtat dhe pėr tė parė nė qoftė se vreshti ka lėshuar llastarė, nė se kanė ēelur lulet e tij dhe nė se shegėt kanė lulėzuar. Aty do tė jap dashurinė time.
SONG 7:13 Madėrgonat pėrhapin aromėn e tyre dhe mbi portat tona ka fryte tė zgjedhura tė ēdo lloji, tė freskėta dhe tė thata, qė i kam ruajtur pėr ty, i dashuri im.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase