Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 8

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 8:1 A nuk bėrtet vallė dituria dhe maturia a nuk e bėn zėrin e saj tė dėgjohet?

PROV 8:2 Ajo qėndron nė kėmbė mbi majėn e lartėsive, gjatė rrugės, nė kryqėzimet e rrugėve;

PROV 8:3 bėrtet pranė portave, nė hyrje tė qyteteve, nė prag tė dyerve;

PROV 8:4 "Ju drejtohem juve, o njerėz dhe zėri im u drejtohet bijve tė njeriut.

PROV 8:5 Kuptoni, o njerėz tė thjeshtė, maturinė, dhe ju, njerėz pa mend, kini njė zemėr tė urtė.

PROV 8:6 Mė dėgjoni, sepse do tė flas pėr gjėra tė rėndėsishme dhe buzėt e mia do tė hapen pėr tė thėnė gjėra tė drejta.

PROV 8:7 Sepse goja ime do tė shpallė tė vėrtetėn; pabesia ėshtė e neveritshme pėr buzėt e mia.

PROV 8:8 Tė gjitha fjalėt e gojės sime janė tė drejta, nė to nuk ka asgjė tė shtrembėr dhe tė ēoroditur.

PROV 8:9 Janė tė gjitha tė drejta pėr atė qė ka mend dhe pėr ata qė kanė gjetur dijen.

PROV 8:10 Pranoni mėsimin tim dhe jo argjendin, dijen nė vend tė arit tė zgjedhur,

PROV 8:11 sepse dituria vlen mė tepėr se margaritarėt, tė gjitha gjėrat qė dikush mund dikush tė dėshiroje nuk barazohen me tė.

PROV 8:12 Unė, dituria, rri me maturinė dhe e gjej dijen nė meditim.

PROV 8:13 Frika e Zotit ėshtė tė urresh tė keqen; unė e urrej kryelartėsinė, arrogancėn, rrugėn e keqe dhe gojėn e ēoroditur.

PROV 8:14 Mua mė takon mendimi dhe dituria e vėrtetė; unė jam zgjuarsia, mua mė pėrket forca.

PROV 8:15 Nėpėrmjet meje mbretėrojnė mbretėrit dhe princat vendosin drejtėsinė.

PROV 8:16 Nėpėrmjet meje qeverisin krerėt, fisnikėt, tėrė gjykatėsit e tokės.

PROV 8:17 Unė i dua ata qė mė duan, dhe ata qė mė kėrkojnė me kujdes mė gjejnė.

PROV 8:18 Me mua janė pasuria dhe lavdia, pasuria qė zgjat dhe drejtėsia.

PROV 8:19 Fryti im ėshtė mė i mirė se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im mė tepėr se argjendi i zgjedhur.

PROV 8:20 Unė eci nė rrugėn e drejtėsisė, nė mes tė shtigjeve tė drejtėsisė,

PROV 8:21 pėr t`i bėrė ata qė mė duan tė trashėgojnė pasurinė e vėrtetė dhe pėr tė mbushur thesaret e tyre.

PROV 8:22 Zoti mė zotėroi nė fillim tė rrugės sė tij, pėrpara veprave tė tij mė tė lashta.

PROV 8:23 U vendosa nga amshimi, qė nė krye, para se toka tė ekzistonte.

PROV 8:24 Mė prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujė tė bollshėm.

PROV 8:25 Mė prodhuan para se themelet e maleve tė ishin pėrforcuar, para kodrinave,

PROV 8:26 kur nuk kishte sajuar ende as tokėn, as fushat dhe as plisat e para tė dheut.

PROV 8:27 Kur ai fiksonte qiejtė, unė isha aty; kur bėnte njė rreth mbi sipėrfaqen e humnerės,

PROV 8:28 kur i bėnte tė qėndrueshėm qiejtė e epėrm, kur pėrforconte burimet e humnerės,

PROV 8:29 kur i caktonte detit caqet e tij nė mėnyrė qė ujėrat tė mos kalonin pėrtej urdhėrit tė tij, kur vendoste themelet e dheut,

PROV 8:30 unė isha pranė tij si njė arkitekt, isha ēdo ditė kėnaqėsia e tij, duke u gėzuar ēdo ēast para tij;

PROV 8:31 kėnaqesha nė pjesėn e banueshme tė botės dhe gjeja ėndjen time me bijtė e njerėzve.

PROV 8:32 Tani, pra, mė dėgjoni, o bij; lum ata qė ndjekin rrugėt e mia!

PROV 8:33 Dėgjoni kėto mėsime, tregohuni tė urtė dhe mos i hidhni poshtė!

PROV 8:34 Lum ai njeri qė mė dėgjon, duke u gdhirė ēdo ditė te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave tė mia.

PROV 8:35 Sepse ai qė mė gjen, gjen jetėn, dhe siguron pėrkrahjen e Zotit.

PROV 8:36 Por ai qė mėkaton kundėr meje, i bėn tė keqe vetvetes; tė gjithė ata qė mė urrejnė duan vdekjen".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase