Main Index: Albanian Bible

 

Judges 20

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JUDG 20:1 Atėherė tėrė bijtė e Izraelit lėvizėn, nga Dani deri nė Beer-Sheba dhe nė vendin e Galaadit, dhe asambleja u mblodh si njė njeri i vetėm pėrpara Zotit nė Mitspah.

JUDG 20:2 Krerėt e tėrė popullit, e gjithė fiseve tė Izraelit u paraqitėn pėrpara asamblesė sė popullit tė Perėndisė; ishin katėrqind mijė kėmbėsorė, tė aftė tė pėrdornin shpatėn.

JUDG 20:3 (Dhe bijtė e Beniaminit dėgjuan qė bijtė e Izraelit ishin ngjitur nė Mitspah). Atėherė bijtė e Izraelit thanė: "Na tregoni, si u krye ky krim?".

JUDG 20:4 Atėherė Leviti, burri i gruas qė ishte vrarė, u pėrgjegj: "Unė kisha hyrė bashkė me konkubinėn time nė Gibeah tė Beniaminit pėr tė kaluar natėn.

JUDG 20:5 Por banorėt e Gibeahut u ngritėn kundėr meje dhe rrethuan natėn shtėpinė nė tė cilėn ndodhesha, dhe kjo pėr tė mė vrarė; por ata dhunuan pėrkundrazi konkubinėn time dhe ajo vdiq.

JUDG 20:6 Kėshtu unė mora konkubinėn time, e preva copė-copė, dhe e dėrgova nėpėr gjithė territorin e trashėgimisė sė Izraelit, sepse kėta kryen njė krim dhe njė poshtėrsi nė Izrael.

JUDG 20:7 Dhe ja, tani tėrė ju, o bij tė Izraelit, jepni mendimin dhe kėshillėn tuaj".

JUDG 20:8 Atėherė tėrė populli u ngrit si njė njeri i vetėm, duke thėnė: "Asnjė prej nesh nuk do tė kthehet nė ēadrėn e tij, asnjė prej nesh nuk do tė kthehet nė shtėpinė e tij.

JUDG 20:9 Dhe tani, ja se ē`do t`i bėjmė Gibeahut: do tė shkojmė kundėr tij duke hedhur me short,

JUDG 20:10 dhe do tė marrim nga tė gjitha fiset e Izraelit dhjetė njerėz mbi njėqind, njėqind mbi njė mijė dhe njė mijė mbi dhjetė mijė, tė cilėt do tė shkojnė tė kėrkojnė ushqime pėr popullin, me qėllim qė duke shkuar kundėr Gibeahut tė Beniaminit tė mund t`ia lajmė tė gjitha poshtėrsitė qė ka kryer nė Izrael".

JUDG 20:11 Kėshtu tėrė burrat e Izraelit u mblodhėn kundėr atij qyteti, tė bashkuar si njė njeri i vetėm.

JUDG 20:12 Fiset e Izraelit dėrguan pastaj njerėz nė gjithė fisin e Beniaminit pėr t`i thėnė: "Ē`ėshtė ky krim qė ėshtė kryer ndėr ju?

JUDG 20:13 Prandaj na dorėzoni ata njerėz, ata kriminelė qė janė nė Gibeah, qė t`i vrasim dhe tė heqim tė keqen nga Izraeli". Por bijtė e Beniaminit nuk pranuan tė dėgjojnė zėrin e vėllezėrve tė tyre, tė bijve tė Izraelit.

JUDG 20:14 Bijtė e Beniaminit madje u mblodhėn nga qytetet e tyre nė Gibeah pėr tė luftuar kundėr bijve tė Izraelit.

JUDG 20:15 Atė ditė bijtė e Beniaminit tė thirrur nga qytetet e tyre pėr t`u mbledhur ishin njėzet e gjashtė mijė burra tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn, pa llogaritur banorėt e Gibeahut, qė arrinin nė shtatėqind burra tė zgjedhur.

JUDG 20:16 Midis tėrė kėtyre njerėzve kishte shtatėqind burra tė zgjedhur, qė ishin mėngjarashė. Tėrė kėta ishin tė aftė tė hidhnin njė gur me hoben kundėr njė fije floku, pa gabuar goditjen.

JUDG 20:17 Njerėzit e Izraelit tė thirrur pėr t`u mbledhur, pa pėrfshirė ata tė Beniaminit, ishin katėrqind mijė burra tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn, tė gjithė luftėtarė.

JUDG 20:18 Kėshtu bijtė e Izraelit lėvizėn, u ngjitėn nė Bethel dhe konsultuan Perėndinė, duke thėnė: "Kush prej nesh do tė nisė i pari luftėn kundėr bijve tė Beniaminit?". Zoti u pėrgjegj: "Juda do tė fillojė i pari".

JUDG 20:19 Tė nesėrmen nė mėngjes bijtė e Izraelit u nisėn dhe e ngritėn kampin e tyre kundėr Gibeahut.

JUDG 20:20 Njerėzit e Izraelit dolėn kėshtu pėr tė luftuar kundėr Beniaminit dhe u rreshtuan pėr betejė kundėr luftėtarėve tė tij pranė Gibeahut.

JUDG 20:21 Atėherė bijtė e Beniaminit dolėn nga Gibeahu dhe po atė ditė shtrinė tė vdekur pėr tokė njėzet e dy mijė burra tė Izraelit.

JUDG 20:22 Por populli, burrat e Izraelit, morėn zemėr pėrsėri dhe u rreshtuan pėrsėri pėr betejė nė po atė vend ku ishin rreshtuar ditėn e parė.

JUDG 20:23 Atėherė bijtė e Izraelit shkuan dhe qanė pėrpara Zotit deri nė mbrėmje, dhe u konsultuan me Zotin, duke thėnė: "A duhet ta vazhdoj luftėn kundėr bijve tė Beniaminit, vėllait tim?". Zoti iu pėrgjegj: "Suluni kundėr tyre".

JUDG 20:24 Bijtė e Izraelit u ndeshėn pėr herė tė dytė me bijtė e Beniaminit.

JUDG 20:25 Beniaminitėt dolėn pėr herė tė dytė nga Gibeahu kundėr tyre dhe shtrinė pėr tokė tetėmbėdhjetė mijė burra tė tjerė nga bijtė e Izraelit, tė gjithė tė aftė tė pėrdornin shpatėn.

JUDG 20:26 Atėherė tėrė bijtė e Izraelit, domethėnė tėrė populli, u ngjitėn nė Bethel dhe qanė; mbetėn aty pėrpara Zotit dhe agjėruan atė ditė deri nė mbrėmje, dhe ofruan olokauste dhe flijime falenderimi pėrpara Zotit.

JUDG 20:27 Pastaj bijtė e Izraelit u konsultuan me Zotin (arka e besėlidhjes sė Perėndisė ndodhej aty nė atė kohė,

JUDG 20:28 dhe Finehasi, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, shėrbente nė atė kohė para saj) dhe thanė: "A duhet tė vazhdojė akoma tė dal pėr tė luftuar kundėr bijve tė Beniaminit, vėllait tim, apo duhet tė heq dorė nga njė gjė e tillė?". Zoti u pėrgjegj: "Suluni, sepse nesėr do t`i jap nė duart tuaja".

JUDG 20:29 Kėshtu Izraeli zuri njė pritė rreth e rrotull Gibeahut.

JUDG 20:30 Bijtė e Izraelit u vėrsulėn pėr tė tretėn herė kundėr bijve tė Beniaminit, dhe u rreshtuan pėr betejė nė afėrsi tė Gibeahut si herėt e tjera.

JUDG 20:31 Bijtė e Beniaminit dolėn kundėr popullit dhe armiqtė e tyre i tėrhoqėn larg qytetit; dhe filluan tė godasin dhe tė vrasin, si herėt e tjera, disa nga populli i Izraelit nėpėr rrugėt (nga tė cilat njera shkon nė Bethel dhe tjetra nė Gibeah), dhe nė fshatrat; ata vranė rreth tridhjetė veta.

JUDG 20:32 Kėshtu bijtė e Beniaminit thanė: "Ja ku janė, tė mundur para syve tona si herėn e parė!". Por bijtė e Izraelit thanė: "Tė ikim dhe t`i tėrheqim larg qytetit, mbi rrugėt kryesore!".

JUDG 20:33 Atėherė tėrė njerėzit e Izraelit lėvizėn nga pozicionet e tyre dhe u rreshtuan pėr betejė nė Baal-Thamar; ndėrkaq njerėzit e Izraelit qė ishin nė pritė dolėn nga vėndet e tyre tė fshehta nė fushėn e Gibeahut.

JUDG 20:34 Dhjetė mijė burra tė zgjedhur nė tė gjithė Izraelin u vėrsulėn kundėr Gibeahut; Beteja qe e ashpėr, por Beniaminitėt nuk e shihnin katastrofėn qė po u afrohej.

JUDG 20:35 Kėshtu Zoti mundi Beniaminin para Izraelit; dhe bijtė e Izraelit vranė atė ditė njėzet e pesė mijė e njėqind burra tė Beniaminit, tė gjithė tė zotė tė pėrdornin shpatėn.

JUDG 20:36 Kėshtu bijtė e Beniaminit e kuptuan se ishin mundur. Izraelitėt i kishin lėshuar terren Beniaminit, sepse kishin besim te njerėzit qė kishin zėnė pritė nė afėrsi tė Gibeahut.

JUDG 20:37 Njerėzit e pritės u hodhėn menjėherė mbi Gibeahun; ata ecėn pėrpara dhe vranė me shpatė gjithė banorėt e qytetit.

JUDG 20:38 Midis njerėzve tė Izraelit dhe atyre qė kishin ngritur pritėn ishte caktuar njė sinjal; kėta tė fundit duhet tė bėnin qė tė ngrihej njė re e madhe tymi nga qyteti.

JUDG 20:39 Njerėzit e Izraelit, pra, kishin kthyer krahėt gjatė luftimit; dhe ata tė Beniaminit kishin filluar tė godisnin dhe tė vrisnin rreth tridhjetė njerėz tė Izraelit. Nė fakt ata thonin: "Me siguri ata janė plotėsisht tė mundur para nesh si nė betejėn e parė!".

JUDG 20:40 Por kur sinjali i kolonės sė tymit filloi tė ngrihet nga qyteti, ata tė Beniaminit u kthyen prapa dhe ja, tėrė qyteti ishte pushtuar nga flaka qė po ngrihej nė qiell.

JUDG 20:41 Atėherė njerėzit e Izraelit u kthyen dhe njerėzit e Beniaminit i zuri njė frikė e madhe, duke parė gjėmėn e madhe qė u kishte rėnė.

JUDG 20:42 Prandaj filluan tė ikin pėrpara njerėzve tė Izraelit nė drejtim tė shkretėtirės, por pa arritur t`i shmangen betejės; dhe ata qė dilnin nga qyteti u vėrsulėn nė mes tyre dhe i masakruan.

JUDG 20:43 I rrethuan Beniaminitėt, i ndoqėn pa pushim dhe i luftuan deri pėrballė Gibeahut nga ana lindore.

JUDG 20:44 Beniaminitėt humbėn tetėmbėdhjetė mijė njerėz, tė gjithė burra trima.

JUDG 20:45 Ata qė mbetėn gjallė kthyen kurrizin dhe ua mbathėn nė drejtim tė shkretėtirės, tė shkėmbit tė Rimonit; dhe ata zunė rrugės pesė mijė prej tyre i ndoqėn deri nė Gidon dhe vranė dy mijė tė tjerė.

JUDG 20:46 Kėshtu numri i pėrgjithshėm i Beniaminitėve qė u vranė atė ditė ishte njėzet e pesė mijė veta, tė gjithė tė zotė tė pėrdornin shpatėn, tėrė njerėz trima.

JUDG 20:47 Gjashtėqind burra, qė kishin kthyer kurrizin dhe kishin ikur nė shkretėtirė nė drejtim tė shkėmbit tė Rimonit, mbetėn aty katėr muaj.

JUDG 20:48 Pastaj Izraelitėt u kthyen kundėr bijve tė Beniaminit dhe vranė me shpatė tėrė banorėt e qytetit, duke pėrfshirė edhe bagėtinė dhe gjithēka gjenin; u vunė flakėn edhe tėrė qyteteve qė u dilnin pėrpara.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase