Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 22:1 Pastaj bijtė e Izraelit u nisėn dhe ngritėn kampin e tyre nė fushat e Moabit, matanė Jordanit, nė bregun e kundėrt tė Jerikos.

NUM 22:2 Por Balaku, bir i Tsiporit, pa tė gjitha ato qė Izraeli u kishte bėrė Amorejve;

NUM 22:3 dhe Moabi pati njė frikė tė madhe nga ky popull, qė ishte kaq i madh; Moabin e zuri njė frikė e madhe pėr shkak tė bijve tė Izraelit.

NUM 22:4 Kėshtu Moabi u tha pleqve tė Madianit: "Tani kjo turmė do tė gllabėrojė gjithēka qė kemi rreth nesh, ashtu si kau pėrlan barin e fushave". Balaku, bir i Tsiporit, ishte nė atė kohė mbreti i Moabit.

NUM 22:5 Ai i dėrgoi lajmėtarė Balaamit, birit tė Beorit, nė Pethori qė ėshtė pranė Lumit, nė vendin e bijve tė popullit tė tij, pėr ta thirrur dhe pėr t`i thėnė: "Ja, njė popull ka dalė nga Egjipti; ai mbulon faqen e dheut dhe ėshtė vendosur pėrballė meje.

NUM 22:6 Eja, pra, tė lutem, dhe mallkoje pėr mua kėtė popull, sepse ėshtė tepėr i fuqishėm pėr mua; ndofta do t`ia dal ta mund dhe ta dėboj nga vendi im; sepse unė e di mirė qė ai qė ti bekon ėshtė i bekuar dhe ai qė ti mallkon ėshtė i mallkuar".

NUM 22:7 Atėherė pleqtė e Moabit dhe pleqtė e Madianit u nisėn duke mbajtur nė dorė shpėrblimin e shortarit dhe, kur arritėn te Balaami, i treguan fjalėt e Balakut.

NUM 22:8 Por Balaami u tha atyre: "Kalojeni natėn kėtu dhe do t`ju njoftoj pėrgjigjen qė Zoti do tė mė japė". Kėshtu princėt e Moabit mbetėn me Balaamin.

NUM 22:9 Atėherė Perėndia i shkoi Balaamit dhe i tha: "Ē`janė kėta njerėz qė janė me ty?".

NUM 22:10 Dhe Balaami iu pėrgjegj Perėndisė: "Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, mė ka ēuar fjalė:

NUM 22:11 "Ja, populli qė ka dalė nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje pėr mua; ndofta do t`ia dal ta mund dhe ta dėboj"".

NUM 22:12 Dhe Perėndia i tha Balaamit: "Ti nuk do tė shkosh me ta, nuk do ta mallkosh atė popull, se ėshtė njė popull i bekuar".

NUM 22:13 Kėshtu Balaami u ngrit nė mėngjes dhe u tha princėrve tė Balakut: "Kthehuni nė vendin tuaj, sepse Zoti nuk mė dha leje tė vij me ju".

NUM 22:14 Pas kėsaj princėt e Moabit u ngritėn, u kthyen te Balaku dhe thanė: "Balaami nuk pranoi tė vijė me ne".

NUM 22:15 Atėherė Balaku dėrgoi pėrsėri disa princa, nė njė numėr mė tė madh dhe mė tė rėndėsishėm nė krahasim me tė parėt.

NUM 22:16 Ata erdhėn te Balaami dhe i thanė: "Kėshtu thotė Balaku, bir i Tsiporit: "Asgjė nuk duhet tė tė ndalė tė vish tek unė,

NUM 22:17 sepse unė do tė tė mbush me nderime dhe do tė bėj tė gjitha ato qė do tė mė thuash ti; eja, pra, tė lutem, dhe mallkoje kėtė popull pėr mua"".

NUM 22:18 Por Balaami u pėrgjegj dhe u tha shėrbėtorėve tė Balakut: "Edhe sikur Balaku tė mė jepte shtėpinė e tij tė mbushur me argjend dhe me ar, nuk mund tė shkel urdhrin e Zotit, Perėndisė tim, pėr tė kryer veprime tė vogla apo tė mėdha.

NUM 22:19 Prandaj, ju lutem, rrini kėtu kėtė natė, nė mėnyrė qė tė mėsoj ēfarė do tė mė thotė tjetėr Zoti".

NUM 22:20 Dhe Perėndia i shkoi atė natė Balaamit dhe i tha: "Nė rast se kėta njerėz kanė ardhur tė tė thėrresin, ēohu dhe shko me ta; por do tė bėsh vetėm ato gjėra qė unė do tė tė them".

NUM 22:21 Kėshtu Balaami u ēua nė mėngjes, shaloi gomaricėn e tij dhe shkoi bashkė me princat e Moabit.

NUM 22:22 Por zemėrimi i Perėndisė u ndez sepse ai ishte nisur; dhe Engjėlli i Zotit i doli rrugės si armik kundėr tij. Ai i kishte hipur gomaricės sė tij dhe kishte me vete dy shėrbėtorė.

NUM 22:23 Gomarica pa Engjėllin e Zotit qė rrinte nė rrugė me shpatėn e tij tė zhveshur nė dorė, doli nga rruga dhe hyri nėpėr ara. Atėherė Balaami e rrahu gomaricėn pėr ta kthyer pėrsėri nė rrugė.

NUM 22:24 Por Engjėlli i Zotit u ndal nė njė shteg tė ngushtė midis vreshtave, ku kishte njė mur nga njė anė dhe njė mur nga ana tjetėr.

NUM 22:25 Kur gomarica pa Engjėllin e Zotit, u shtrėngua pas murit dhe e shtypi kėmbėn e Balaamit pas murit; kėshtu Balaami e rrahu pėrsėri.

NUM 22:26 Atėherė Engjėlli i Zotit shkoi tutje dhe u ndal nė njė vend tė ngushtė, ku nuk mund tė lėvizje as djathtas as majtas.

NUM 22:27 Gomarica pa Engjėllin e Zotit dhe u shtri nėn Balaamin; zemėrimi i Balaamit u shtua dhe ai rrahu gomaricėn me bastunin e tij.

NUM 22:28 Atėherė Zoti ia ēeli gojėn gomaricės qė i tha Balaamit: "Ēfarė tė kam bėrė qė mė rreh nė kėtė mėnyrė tri herė me radhė?".

NUM 22:29 Dhe Balaami iu pėrgjegj gomaricės: "Pse je tallur me mua; sikur tė kisha njė shpatė nė dorė, tani do tė tė vrisja".

NUM 22:30 Gomarica i tha Balaamit: "A nuk jam vallė gomarica me tė cilėn ke udhėtuar gjithnjė deri mė sot? Mos vallė jam mėsuar tė sillem kėshtu me ty?". Ai u pėrgjegj: "Jo".

NUM 22:31 Atėherė Zoti ia hapi sytė Balaamit dhe ai pa Engjėllin e Zotit qė rrinte nė rrugė me shpatėn e tij tė zhveshur nė dorė. Dhe Balaami u pėrkul dhe ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė.

NUM 22:32 Engjėlli i Zotit i tha: "Pse e rrahe plot tri herė gomaricėn tėnde? Ja, unė kam dalė si armiku yt, sepse rruga qė ndjek ti nuk pajtohet me vullnetin tim;

NUM 22:33 gomarica mė pa dhe mė ka evituar plot tri herė; nė rast se nuk do tė mė kishte evituar, me siguri do tė tė kisha vrarė duke e lėnė atė tė gjallė".

NUM 22:34 Atėherė Balaami i tha Engjėllit tė Zotit: "Unė kam bėrė mėkat, sepse nuk e dija qė ti rrije nė rrugė kundėr meje; prandaj tani, nė se ajo qė po bėj nuk tė pėlqen, atėherė unė do tė kthehem prapa".

NUM 22:35 Por Engjėlli i Zotit i tha Balaamit: "Shko, pra, me kėta njerėz; por do tė thuash vetėm ato gjėra qė do tė tė them unė". Kėshtu Balaami shkoi me princat e Balakut.

NUM 22:36 Kur Balaku dėgjoi qė Balaami po vinte, shkoi ta takojė nė qytetin e Moabit qė ndodhet nė kufirin e shėnuar nga Arnoni, nė skajin e fundit tė territorit tė tij.

NUM 22:37 Kėshtu Balaku i tha Balaamit: "A nuk tė kisha dėrguar tė tė thėrrisja me urgjencė? Pse nuk erdhe tek unė? A nuk jam vallė nė gjendje tė tė nderoj?".

NUM 22:38 Balaami iu pėrgjegj Balakut: "Ja, erdha te ti; por tani a mund tė them diēka? Fjalėn qė Perėndia do tė mė vėrė nė gojėn time, atė do tė them unė".

NUM 22:39 Balaami shkoi bashkė me Balakun dhe arritėn nė Kirjath-Hutsoth.

NUM 22:40 Pastaj Balaku flijoi qe dhe dele dhe u dėrgoi disa prej tyre Balaamit dhe prijėsve qė ishin me tė.

NUM 22:41 Nė mėngjes Balaku mori Balaamin dhe u ngjit nė Bamoth Baal, dhe kėtej ai pa pjesėn skajore tė popullit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase